Real Madrid fitoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve.
Ancelotti hyri në historinë e futbollit pasi është i vetmi trajner që ka fituar katër Liga të Kampionëve, por Antonio Cassano ka krijuar polemika duke theksuar se tekniku italian kishte fat për këtë sukses në turneun prestigjioz.
“I duhen bërë komplimente Realit dhe Ancelottit, pasi pastaj trofetë flasin qartë dhe ata morën në shtëpi Ligën e Kampionëve. Pas 10 vitesh do të vlejë kjo, vitrina e trofeve dhe fitorja e Kupës”, ka deklaruar italiani.
“Por, pastaj shkoj në një detaj që ta analizoj. Liverpool ka bërë 26 gjuajtje në portë, Real Madrid vetëm dy. Edhe goli i Vinicius lind nga një gjuajtje e dështuar e Valveredes”.
“E përsërit, i bëj komplimente Realit dhe Ancelottit, pasi është e vërtetë. Por, sipas mendimit tim, më duket e qartë se ka pasur fat në ndeshjet e mëparshme”.
“Unë nuk e di se si Courtois i cili ishte i jashtëzakonshëm, ia doli të realizonte aq shumë pritje. Ajo gjë që në të vërtetë nuk kuptoj është se si askush nuk ia ka vënë në dukje Ancelottit që ishte me fat”, u shpreh ish-sulmuesi.
Real Madridi mori në duar trofeun e 14-të, derisa gjatë rrugëtimit ka eliminuar skuadra si PSG, Chelsea dhe Manchester City. /Telegrafi/