Telegrafi

Si mund t’i harxhojë Barcelona 222 milionë euro të fituara nga Neymar – Tre sulmues dhe tre mesfushorë në radarin e katalunasëve (Foto)

Neymar tani ka ikur, pasi braziliani e la Camp Noun për tu bashkuar me skuadrën e Paris Saint-Germain.

Barcelona ka fituar 222 milionë euro nga transferimi i lojtarit, shumë që nuk është paguar asnjëherë më parë nga një klub.

Lexo po ashtu Neymar futet në 10 transferimet më me influencë në botën e futbollit – Ai renditet me Pelen, Buffonin, Figon e Ronaldon (Foto)

Por këto para Barcelona duhet t’i investojë nëse dëshiron të kthehet si skuadra më e fortë spanjolle.

Opsionet për sulmin

Historia e MSN-së, tani nuk është, por lojtari që ka më shumë gjasa sipas Marcas që të bashkohet me Barcelonën është Paulo Dybala.

Argjentinasi e ka idhull Lionel Messin  dhe do t’i pëlqente të luante me të në një skuadër.

Kylian Mbappe mbetet alternativë edhe pse francezi është i lidhur tash e një kohë të gjatë me Real Madridin.

Ousmane Dembele mbetet në listë me lojtarin që është transferimi më i mundshëm në këtë verë.

Opsione për mesfushor  

Marco Verratti mbetet prioriteti kryesor i Barcelonës për këtë pozitë. Pas transferimit të Neymar tani PSG mund ta pranojë largimin e tij.

Paulinho po ashtu mbetet opsion nëse i thyhet klauzola prej 30 milionë eurove, ndërsa më i dëshiruari është ylli i Liverpoolit,  Philippe Coutinho. /Telegrafi/