Neymar tani ka ikur, pasi braziliani e la Camp Noun për tu bashkuar me skuadrën e Paris Saint-Germain.
Barcelona ka fituar 222 milionë euro nga transferimi i lojtarit, shumë që nuk është paguar asnjëherë më parë nga një klub.
Por këto para Barcelona duhet t’i investojë nëse dëshiron të kthehet si skuadra më e fortë spanjolle.
Opsionet për sulmin
Historia e MSN-së, tani nuk është, por lojtari që ka më shumë gjasa sipas Marcas që të bashkohet me Barcelonën është Paulo Dybala.
Argjentinasi e ka idhull Lionel Messin dhe do t’i pëlqente të luante me të në një skuadër.
Kylian Mbappe mbetet alternativë edhe pse francezi është i lidhur tash e një kohë të gjatë me Real Madridin.
Ousmane Dembele mbetet në listë me lojtarin që është transferimi më i mundshëm në këtë verë.
Opsione për mesfushor
Marco Verratti mbetet prioriteti kryesor i Barcelonës për këtë pozitë. Pas transferimit të Neymar tani PSG mund ta pranojë largimin e tij.
Paulinho po ashtu mbetet opsion nëse i thyhet klauzola prej 30 milionë eurove, ndërsa më i dëshiruari është ylli i Liverpoolit, Philippe Coutinho. /Telegrafi/