Telegrafi

Si mund të ndikojë e ardhmja e Ronaldos në opsionet e sulmit të Juventusit?

Vendimi i Cristiano Ronaldos për të ardhmen e tij thuhet se mund të ndikojë në planet e transferimeve të Juventusit gjatë kësaj vere.

Kapiteni i Portugalisë u largua nga Bianconerët 12 muaj më parë për t’u ribashkuar me ish-klubin e tij, Manchester Unitedin.

Vendimi i tij për t’u larguar nga klubi në prag të sezonit të ri u fajësua në disa qarqe për fillimin e ngadaltë të sezonit të Juventusit dhe një vit më pas, historia duket se po përsëritet pasi ai mungoi në turneun parasezonal të skuadrës angleze.

Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo flet për herë të parë për 'gënjeshtrat' rreth transferimit të tij

Raportet sugjerojnë se ai dëshiron të largohet nga klubi pasi tashmë ia ka kërkuar një gjë të tillë.

Sipas La Gazzetta dello Sport, largimi i Ronaldos do të ndikojë në vendimin e Unitedit për të lejuar Anthony Martial të bashkohet me Juventusin.

Lexo po ashtu Nëse jo Morata – Allegri ka tri alternativa se me kë duhet ta zëvendësojë spanjollin

Raporti sugjeron se sulmuesi francez po shfaqet si një objektiv kryesor për Bianconerët pasi ata përpiqen të arrijnë një marrëveshje për të rikthyer Alvaro Morata nga Atletico Madrid.

Sidoqoftë, nëse Ronaldo largohet, Unitedi do të kishte më pak gjasa të lejojë Martial ta ndjekë rrugën e largimin në Old Trafford. /Telegrafi/