Ish-legjenda e Liverpoolit, Steve Nicol, ka treguar se fundmi se kush e meriton këtë vit ta fitojë çmimin më të madh individual, Topin e Artë, duke larguar nga gara brazilianin Vinicius Junior.
Fitimi i Topit të Artë 2024 është bërë tashmë temë aktuale pas përfundimit të Euro 2024, pasi deri në ndarjen e këtij çmimi do të ketë pak kohë për lojtarët të ndryshojnë situatën.
Vinicius Junior është llogaritur sikur favoriti kryesor për të fituar Topin e Artë, por kështu nuk mendon edhe ish-lojtari i Liverpoolit, Steve Nicol, i cili mendon se Jude Bellingham e meriton më shumë.
“Bellingham duhet të fitojë Topin e Artë . Si mund të jetë Vini një favorit mbi të?”, ka thënë fillimisht Nicol.
“Vini nuk pati një ecuri të mirë në Copa America dhe u suspendua. Jude, ju kujtoj, luajti në finalen e Euro 2024”, përfundoi tani eksperti i ESPN.
Në fakt, të dy lojtarët patën një sezon të jashtëzakonshëm, duke siguruar tre trofe me Real Madridin dhe paraqitje të mira individuale me mbi 20 gola dhe rreth 20 asistime secili.
Në garë për Topin e Artë janë gjithashtu edhe ylli i Manchester Cityt, Rodri, i cili fitoi Euro 2024 me Spanjën. /Telegrafi/