Sipërmarrësi Sam Altman ka bërë një reagim në rrjetin X pas marrëveshjes së arritur për rikthimin e tij në kompaninë OpenAI.
“E dua OpenAI, dhe gjithçka që kam bërë gjatë ditëve të fundit ka qenë në shërbim të mbajtjes së ekipit dhe misionit tonë së bashku”, shkroi Altman në postimin e tij, transmeton Telegrafi.
i love openai, and everything i’ve done over the past few days has been in service of keeping this team and its mission together. when i decided to join msft on sun evening, it was clear that was the best path for me and the team. with the new board and w satya’s support, i’m…
— Sam Altman (@sama) November 22, 2023
Pas shkarkimit të tij të premten, ai vendosi t’i bashkohej kompanisë Microsoft që është njëherësh edhe investitori më i madh i OpenAI; Altman do të udhëhiqte një ekip që kishte për qëllim kërkime në teknologjinë AI.
“Kur vendosa të bashkohem me Microsoft, ishte e qartë se ishte rruga më e mirë për mua dhe ekipin. Me bordin e ri dhe me mbështetjen e Satya-s (CEO i Microsoft), mezi pres të kthehem në OpenAI dhe të ndërtoj partneritetin tonë të fortë me Microsoft”, ka thënë tutje ai.
Për rikthimin e tij në kompani ka reaguar edhe inxhinierja shqiptare Mira Murati e cila mban pozitën e Shefes së Teknologjisë në OpenAI. Ajo pati kritikuar vendimin e bordit për shkarkimin e Altman.
Në kompani është kthyer edhe ish-presidenti i kompanisë Greg Brockman që dha dorëheqje pas shkarkimit të Altman. /Telegrafi/