Telegrafi

Si i dështuan tri herë transferimet në Ligën Premier mbrojtësit kroat Caleta-Car – një herë ishte gruaja që nuk e lejoi të kalonte në Angli

Mbrojtësi kroat Duje Caleta-Car që luan te Marseille nuk ka arritur të transferohet në Angli në fillim të vitit 2022 dhe kjo është hera e tretë në karrierë.

Për Caleta-Car tani ishte interesuar West Ham këtë afat kalimtar, ndërsa në të kaluarit ishin Liverpool dhe Wolverhampton, që ishin pran tij.

Vitin e kaluar, kroati u ankua se transferimi i tij në Liverpool dështoi dy ditë para afatit të transferimit, ndërsa transferimin te Wolves e kundërshtoi gruaja e tij.

Sipas mediave franceze, ajo (gruaja e lojtarit) nuk ishte gati të largohej nga qyteti i Marsejës për në Anglinë, ku moti kryesisht është me shi.

Wolves i ofruan Marseilles 18 milionë euro në atë kohë, ndërsa edhe në këtë afat ai ka mundur të kalojë në Londër.

West Ham kishte nevojë për një mbrojtës, por të dy klubet nuk arritën të bien dakord, pasi Marseille kërkonte 20 milionë euro me 5 milionë euro tjera bonuse.

Mbetet për t’u parë se si do të kalojë kroati verën e ardhshme, veçanërisht pasi ai hyn në vitin e fundit të kontratës me klubin francez, e cila i skadon në verën e vitit 2023. /Telegrafi/