Telegrafi

“Shumë presion ndaj tij në Francë”, Henry flet për refuzimin e Real Madridit nga Mbappe

Legjenda franceze e Arsenalit, Thierry Henry e ka pranuar se vendimi i Kylian Mbappe për të qëndruar me Paris Saint-Germain e befasoi atë, ndërsa nuk hezitoi të flasë për refuzimin që i bëri Real Madridit.

Mbappe hodhi poshtë një ofertë nga Real Madrid për të nënshkruar një marrëveshje të re trevjeçare me PSG-në para disa ditësh.

Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Barcelonës shpjegoi pse qëndrimi i Mbappes në vend është i rëndësishëm si për Ligue 1 ashtu edhe për kombëtaren franceze.

“Natyrisht, Kylian vendosi të qëndrojë. Është masive për futbollin francez. Mendova se ai do të largohej. Mendoj se të gjithë menduan se do të shkonte, madje edhe ai vetë”, ka thënë fillimisht Henry për Goal.

Lexo po ashtu Presidenti i PSG-së çmend spanjollët: Mbappe nuk qëndroi për para, Tebas ka frikë se Ligue 1 është më e mirë se La Liga

“Mendoj se ka ndërruar mendje. Nuk e di se çfarë saktësisht e ka shtyrë të ndryshojë mendje, sepse nuk e pashë atë që tha”.

“Duhet të ketë pasur diçka të thellë në disa diskutime. Pashë që disa njerëz po e thërrisnin. Me sa duket, Emmanuel Macron, presidenti i Francës e thirri të qëndronte, ishte çmenduri”.

“Shpresojmë se kjo tregon se ku dëshiron të shkojë PSG, sepse normalisht, një gjë është e sigurt: kur luan për një klub të madh, nuk largohesh nga një klub i madh; klubi i madh të heq qafe kur je i vjetër”.

“Kur je ende në kulmin tënd, nuk largohesh. Ai vendosi të qëndrojë. Ai e ka klubin, padyshim, në zemrën e tij”.

Lexo po ashtu Mbappe kthehet të flas për kontratën e re me PSG-në, tregon çka e shtyu të vazhdoj me parisienët

“Njerëzit do të flasin për atë që ai do të marrë në aspektin e parave dhe pushtetit, por unë do të doja të mendoja se nëse mendoni kaq gjatë për diçka, paratë do të kishin ardhur kudo gjithsesi, kudo që të shkonte, por ai donte të qëndronte”.

“Pra, në Francë, të gjithë, të gjithë ishin të lumtur, sepse kjo është ajo që duhet të bësh para së gjithash si ekip”.

“Nëse doni të jeni të suksesshëm, nuk mund ta lini atë djalë të shkojë. Nëse e lini atë djalë të shkojë, nuk do të gjeni një djalë të tillë në qoshe… ose në periferi të Parisit! Duke thënë këtë, të gjithë ishim të lumtur që ai qëndroi”, përfundoi francezi. /Telegrafi/