Telegrafi

Më shumë pajisje mbrojtëse për Ukrainën, premton Johnson

Foto arkiv

Në frontin diplomatik, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka rënë dakord të sigurojë më shumë pajisje mbrojtëse për Ukrainën.

Kryeministri britanik ka pasur një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyn, tha një zëdhënës i Downing Street.

“Udhëheqësit diskutuan nevojat urgjente të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe Kryeministri u zotua të punojë me partnerët për të siguruar pajisje të mëtejshme mbrojtëse”, tha zëdhënësi, raporton bbc.

Gjithashtu te të dy liderët ranë dakord të vazhdojnë të flasin sërish rreth mënyrës së furnizimit me armë të ukrainasve.

Ndryshe, Zelensky gjatë ditës së sotme ka kërkuar aeroplanë luftarakë dhe më shumë angazhim të vendeve perëndimore. /Telegrafi/