Telegrafi

Shumë klube të mëdha pas Karim Adeyemit, spikatin Reali dhe Barcelona

Karim Adeyemi pritet të jetë një nga emrat më të kërkuar në afatet kalimtare të ardhshme për futbollistë.

Sulmuesi i RB Salzburgut, në një intervistë për Tuttosport deklaroi se po mendon për të ardhmen e tij.

“Dua të shkoj në një ekip të nivelit të lartë”, deklaroi ai.

Gara për blerjen e tij tashmë ka nisur dhe mediet spanjolle shpjegojnë se do të ketë një “El Clasico” mes Real Madridit dhe Barcelonës për shërbimet e talentit gjerman.

Kylian Mbappe është objektivi kryesor i Real Madridit, pa harruar edhe Erling Haaland, por “Loc Blancos” nuk do të qëndrojnë pasivë për Adeyemin.

Operacioni për sulmuesi 19-vjeçar sigurisht që do të jetë më pak i kushtueshëm, gjithsesi, vlera e kartonit të tij është rritur shumë muajt e fundit.

Barcelona ka nevojë të përforcohet në fazën sulmuese dhe së bashku me Ansu Fatin, katalnasit do të krijonin një dyshe të madhe për të ardhmen.

Nëse Salzburgu arrin ta kalojë fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, Adeyemi do të kushtojë edhe më shtrenjtë.

Në Gjermani e duan edhe Bayern Munich dhe Borussia Dortmundit, ndërsa nga Liga Premier e kanë rritur interesin, me Liverpoolin që është në krye të kërkesave.  /Telegrafi/