Telegrafi

Shtohet numri i skuadrave angleze që kërkojnë Muriqin, gati oferta prej 35 milionë eurove për yllin e Kosovës

Vedat Muriqi vazhdon të jetë njëri nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë.

Ylli nga Kosova ka shkëlqyer me Fenerbahcen këtë edicion në Superligën e Turqisë, duke shënuar 12 gola e duke dhuruar katër asistime.

E falë kësaj forme të shkëlqyer në garë për kosovarin janë vënë shumë skuadra të mëdha duke përfshirë Manchester United, Tottenham Hotspur, Monaco, Napoli e Lazio.

Brighton, Leicester City, West Ham United e Burnley janë skuadrat tjera angleze që po interesohen për reprezentuesin e Kosovës.

Muriqi duke festuar një gol me fanellën e Fenerbahces

Por së fundmi garës i është bashkuar edhe skuadra tjetër angleze Aston Villa.

Madje sipas medieve turke, Aston Villa ka gati një ofertë prej 35 milionë eurove për transferimin e Muriqit në Ligën Premier.

Mbetet të shihet nëse Fenerbahce do të kënaqet me ofertën e Villas dhe nëse ky klub do të pranohet nga Muriqi.

25-vjeçari nga Prizreni ka kontratë me gjigantin nga Stambolli deri në qershor të vitit 2023. /Telegrafi/