Trajneri i Barcelonës, Quique Setien ka pranuar se ylli francez, Antoine Griezmann i kërkoi të zëvendësohet gjatë fitores së tyre 1-0 te Real Valladolid.
Ish-ylli i Atletico Madridit u largua nga loja ndaj Valladolit menjëherë pas pjesës së parë duke u zëvendësuar me Luis Suarezin.
Dhe nuk ka vonuar shumë, trajner Setien ka konfirmuar se francezi ka pësuar një lëndim në kofshë gjatë pjesës së parë.
Sipas gazetës Marca, Griezmann tani do t’i nënshtrohet testeve me ekipin mjekësor të klubit në ditët në vijim për të vlerësuar dëmtimin.
Nëse çështja kërkon trajtim të mëtejshëm, ai ka të ngjarë të pushojë për ndeshjet përfundimtare të Barcelonës në La Liga.
OUT: @AntoGriezmann
IN: @LuisSuarez9 pic.twitter.com/HWA2vmDQyW— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 11, 2020
Blaugranët kanë dy ndeshje që kanë mbetur për të luajtur në sezonin 2019-20, kundër Osasuna dhe Alaves, dhe Setien tashmë do të shikojë përpara për ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve kundër Napolit në gusht.
Suarez është opsioni më i mundshëm për të zëvendësuar Griezmannin në ndeshjet e ardhshme, me Ansu Fati të vendosur për të humbur për shkak të pezullimit dhe me Martin Braithwaite një tjetër mundësi alternative për Setien. /Telegrafi/