Telegrafi

Shtiu me armë në drejtim të një veture, më pas AK-47 e kishte hedhur në një shportë mbeturinash

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtjes pa leje në Prishtinë.

Në raport bëhet e ditur se në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, të dielën rreth orës 18:20 është  arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se i njëjti kishte hedhur në një shportë mbeturinash një armë zjarri AK-47, me të cilën dyshohet se kishte shtënë në drejtim të një veture në të cilën ndodheshin tre persona.

“Njësitet policore kanë konfiskuar armën dhe 27-fishekë, ndërsa vetura e dëmtuar është sekuestruar për ekzaminim. Në stacionin policor janë paraqitur tre viktimat meshkuj kosovarë të cilët dyshohet se kanë qenë në veturë në momentin kur është shtënë në drejtim të veturës”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit janë iniciuar rastet e lartcekura ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/