Site icon Telegrafi

Shtetet e Bashkuara do t’i vendosin sanksione tjera Rusisë

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë publike gjatë kësaj jave sanksionet e reja kundër Rusisë.

Këto komente i ka bërë këshilltari për siguri Jake Sullivan, gjatë një konference për media të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Ministri i Jashtëm francez paralajmëron dëbimin e disa diplomatëve rusë

“Mund të prisni njoftimin për sanksionet e reja. Jemi duke u koordinuar me aleatët tanë dhe partnerët se për çfarë parametrash saktësisht do të bëhet fjalë. Këtë javë do t’i zbulojmë presionet ekonomike mbi Rusinë”, tha Sullivan.

Pas publikimit të imazhe kur shihej se forcat ruse kanë kryer masakër mbi civilët ukrainas në Bucha, presidenti amerikan Joe Biden u tha gazetarëve se po shqyrtojnë mundësinë për “sanksione tjera” kundër Rusisë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version