Site icon Telegrafi

Shtëpia e Bardhë për urdhër-arrestin ndërkombëtar ndaj Putinit: Pa dyshim se rusët po kryejnë krime lufte në Ukrainë

“Nuk ka dyshim se Rusia po kryen krime lufte dhe mizori në Ukrainë”, ka thënë një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Duke reaguar ndaj lajmit që Gjykata Penale Ndërkombëtare me seli në Hagë ka lëshuar një urdhër-arrest për presidentin rus, Vladimir Putin, Adrienne Watson tha se ata që janë përgjegjës për krimet e luftës duhet të japin llogari.

Lexo po ashtu Putin pritet ta vizitojë Afrikën e Jugut - shteti afrikan detyrohet ligjërisht ta arrestojë presidentin rus

“Prokurori i GJNP-së është një aktor i pavarur dhe vendimet e veta prokuroriale i merr në bazë të provave që ka para tij”, pohoi.

“Ne mbështesim përgjegjësinë për autorët e luftës”, përfundoi Watson, raporton skynews.

Edhe Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe kanë reaguar duke deklaruar se kjo është një ditë e madhe për drejtësinë ndërkombëtare.

Lexo po ashtu Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës, Khan: Putin është përgjegjës për dëbimin me forcë të fëmijëve ukrainas

Ndryshe, së bashku me Putinin, Gjykata e Hagës ka lëshuar urdhër-arrest edhe për komisioneren ruse për të drejtat e fëmijëve, Maria Alekseyevna Lvova-Belova.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Exit mobile version