Site icon Telegrafi

Shtëpia e Bardhë për samitin në Arabinë Saudite: Ajo duhet të promovojë formulën e paqes të Ukrainës

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se qëllimi kryesor i Samitit të Paqes në Jeddah është të prezantojë formulën e paqes të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky para sa më shumë vende të jetë e mundur.

Ukraina dhe aleatët planifikojnë të fitojnë mbështetje globale për formulën e paqes të liderit ukrainas gjatë bisedimeve në Arabinë Saudite, i cili do të mbahet në këtë fundjavë.

Në një intervistë ekskluzive për shërbimin ukrainas të Zërit të Amerikës, Kirby tha se nuk bëhet fjalë për negociata të paqes për t’i dhënë fund luftës, e cila, siç theksoi ai, mund të përfundojë menjëherë nëse presidenti rus, Vladimir Putin tërheq trupat nga Ukraina.

Lexo po ashtu Detaje të bisedimeve të planifikuara në Arabinë Saudite për arritjen e paqes në Ukrainë

“Përbërësi kryesor i kësaj është dhe ne nuk duhet ta harrojmë këtë, integriteti territorial dhe sovraniteti, sepse formula e presidentit Zelenskyt bazohet në atë ide, në atë parim bazë të Kartës së OKB-së”, tha ai.

Kirby shtoi se Putini nuk është i gatshëm të negociojë, “në fakt e kundërta. Ne po shohim më shumë sulme në 48 orët e fundit mbi dërgesat e grurit në Danub”.

Zyrtari amerikan thotë se Rusia po bën gjithçka që mundet për të mbajtur “territorin që nuk i përket”.

Ndryshe, raportohet se mbi 30 përfaqësues të shteteve të ndryshme do të jenë prezent në Jeddah. /Telegrafi/

Exit mobile version