Telegrafi

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës pretendon se ushtarëve rusë u jepet rregullisht drogë, në mënyrë që të mos kenë frikë nga vdekja

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, komandantët rusë u shpërndajnë rregullisht lëndë narkotike dhe substanca të tjera dehëse, në mënyrë që të mos kenë frikë se mos vriten në betejë.

Kjo u bë e ditur nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës sot, transmeton Telegrafi.

“Ushtria ruse gjithnjë e më shumë refuzon të vdesë për qëllimet e liga të liderit të saj, kështu që komanda e armikut ka vendosur të eksperimentojë me lloje të tjera stimulimi që shtrembërojnë ndjenjën e realitetit dhe çojnë në vdekje”, thuhet në raport.

Lexo po ashtu Me dronin 500 dollarësh, ukrainasit arrijnë të hedhin në erë tankun rus – nga shpërthimi i fuqishëm copëzat i fluturojnë

Sipas informacioneve të disponueshme, substanca narkotike dhe psikotrope jepen në mënyrë sistematike për personelin e Regjimentit 108 të Divizionit të 7-të Ajror. Këto barna çojnë në eufori.

“Ushtarët që i përdorin më lehtë bien dakord për sulme pa frikë nga lëndimi apo vdekja”, thotë Shtabi i Përgjithshëm. /Telegrafi/