Telegrafi

Shqiptarët që do të paraqiten në Ligën e Kampionëve

Janë mësuar 32 skuadrat pjesëmarrëse të Ligës së Kampionëve për edicionin 2016/2017.

Në Ligën e Kampionëve këtë edicion, shqiptarët përfaqësohen me shtatë lojtarë dhe një trajner.

Janë shtatë futbollistë që me skuadrat e tyre kanë siguruar grupet e Ligës së Kampionëve, dhe Besnik Hasi si trajner.

Kjo listë mund të ndryshoi nëse në këto ditë të afatit kalimtar të transferimeve, ndërron skuadër ndonjë futbollist shqiptar.

Shqiptarët në Ligën e Kampionëve:

Granit Xhaka – Arsenal

Elseid Hysaj – Napoli

Admir Mehmedi- Bayer Leverkusen

Bersant Celina – Manchester City

Sinan Bytyqi – Manchester City

Taulant Xhaka – Basel

Besnik Hasi – Legia Varshavë

Alban Sulejmani – Legia Varshavë