Site icon Telegrafi

Shqipja për Santianën: Është e ulët që ma përdor fenë, është e fëlliqur

Santiana Maloku dhe Shqipe Hysenaj kanë pasur një përplasje të madhe gjatë javës që lamë pas.

Atyre i është publikuar një klip në spektaklin e natës së sotme (e hënë), ku tregohet se për çfarë nisi ky debat.

Në këtë mes është përfshirë edhe feja, pasi banorja e Big Brother kishte njoftuar se është praktikuese.

“Nuk e shoh fare si lojtare, as nuk e llogarisë hiç në këtë shtëpi”, u shpreh Shqipja në një moment për Santianën.

Lexo po ashtu Santiana: Më ka kushtuar shumë loja me Bucin, nuk e largova unë nga Big Brother

“Santiana është e ulët që ma përdor besimin. Secili ka besimin e vet, askujt si kam folur për besimin tim. Mundohen të më prekin aty ku më dhemb”, tha më tej ajo.

Hysenaj në vazhdim theksoi: “Ka bërë lojë të fëlliqur, edhe vetë është e fëlliqur”.

Shqipja vazhdoi duke i thënë se nuk e ka konsideruar fare dhe se lojën e ka pasur me Bucin. /Telegrafi/

Exit mobile version