Site icon Telegrafi

Shqipëria zhvillon ndeshje miqësore ndaj Sllovenisë në muajin mars

(Foto: Getty Images/Guliver)

Kombëtarja shqiptare e futbollit do ta nisë vitin 2020 me një miqësore ndaj skuadrës së Sllovenisë. Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se Kombëtarja e futbollit e drejtuar nga trajneri Edy Reja, do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Slloveninë, në datën 30 mars 2020.

Federata e Futbollit njofton se është pajtuar me homologët e Sllovenisë, që sfida të zhvillohet në fushë neutrale.

Kjo miqësore do të zhvillohet në Itali, pikërisht në stadiumin e Udineses, Dacia Arena, me fillim nga ora 20:45. Detajet e biletave dhe pikave të shitjes për të gjithë sportdashësit kuqezi, do të komunikohen në ditët në vijim.

“Skuadra kombëtare e futbollit, e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja, do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Slloveninë, në datën 30 mars 2020. Federata e Futbollit ka dakortësuar së bashku me homologët e Sllovenisë, që sfida të zhvillohet në fushë neutrale”.

“Kjo miqësore do të zhvillohet në Itali, pikërisht në stadiumin e Udineses, ‘Dacia Arena’, ora 20:45. Detajet e biletave dhe pikave të shitjes për të gjithë sportdashësit kuqezi, do të komunikohen në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e Federatës shqiptare. /Telegrafi/

Exit mobile version