Shqipëria me disfatën 1-0 ndaj Turqisë humbi, praktikisht, mundësinë për të qenë e pranishme në Euro 2020.
Edhe pse matematika i mban në lojë, është e qartë se djemtë kuqezi nuk do të mund të përsëritin suksesin e katër viteve më parë.
Sot (e hënë) në orën 20:45, në Kishiniev të Moladivë, skuadra e drejtuar nga Edy Reja do të luajë eliminatoren e radhës, në udhëtim kundër skuadrës më të të dobët të Grupit H, Moldavisë, që për efekt golaverazhi është parakaluar edhe nga Andorra (janë me pikë të barabarta, nga tri).
Është pak të thuash që kuqezinjtë synojnë fitoren, pasi suksesi në Moldavi mbetet detyrim pas asaj humbjeje zhgënjyese në Turqi, ku vetëm një shpërqendrim i portierit Strakosha mjaftoi për të pësuar një zhgënjim të madh, pas asaj performancë, në total, për t’u vlerësuar – shkruan SS.
Në konferencën për shtyp, para Moldavisë, trajneri Reja e shprehu hapur dëshiron për të rinovuar kontratën me FSHF-në dhe në njëfarë mënyrë kjo ndeshje është edhe si provë shtesë për të bindur presidentin Duka që t’i ofrojë 74-vjeçarit një kontratë të re.