Kombëtarja e Shqipërisë ka siguruar biletën e kualifikimit për në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm, pas barazimit 1-1 ndaj Moldavisë në udhëtim.
Telegrafi sjell çdo moment nga kjo ndeshje minutë pas minute.
Tashmë dihet data dhe ora se kur Shqipëria do t’i mësojë kundërshtarët e grupit në Euro 2024
Shqipëria e ka siguruar sot pjesëmarrjen në Euro 2024 që zhvillohet në verën e vitit të ardhshëm në Gjermani.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho siguruan biletën e tyre pa u luajtur ndeshja e fundit në fazën në grupe dhe tashmë presin të mësojnë se cilët do të jenë kundërshtarët e kuqezinjve në këtë turne madhor.
Këta emra do të mësohen shumë shpejt, pasi shorti i EURO 2024 sa i përket turneut final, do të hidhet më datë 2 dhjetor.
Asani: Prisni super gola nga unë edhe në Euro 2024
Jasir Asani ishte një nga më meritorët për kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2024, duke sjell fitore me golat e tij.
Sulmuesi theksoi se do të shënojë gola të bukur edhe në Euro 2024, ndërsa shtoi se pa tifozët asgjë nuk do të ishte e mundur.
“Jam shumë i lumtur sepse kemi gëzuar tifozët kudo që janë, pa ndihmën e tifozëve do të ishte e vështirë. Kemi sakrifikuar dhe kemi dhënë shpirtin”.
Etrit Berisha: Ta nderojmë fanellën kuqezi në Gjermani
Etrit Berisha nuk i ka fshehur emocionet që për herë të dytë do të ketë mundësi të mbrojë portën kuqezi në një Kampionat Evropian.
Ai paralajmëroi surpriza edhe në Gjermani në një intervistë pas ndeshjes, ku Shqipëria mori një pikë që i mjaftoi ndaj Moldavisë.
“Me të vërtetë një ndjenjë fantastike Kemi bërë një rrugëtim shumë të gjatë dhe të mundimshëm, por ia ka vlejtur gjithçka. I uroj të gjithë çunat dhe të gjithë shqiptarët, pasi kemi bërë diçka fantastike”.
Kapiteni Gjimshiti: Fitore e gjithë shqiptarisë, tani të sigurojmë vendin e parë
Pas kualifikimit në Euro 2024, në konferencën për shtyp pas ndeshjes ka folur edhe kapiteni i kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti.
Gjimshiti i cili është jo vetëm një futbollist i rëndësishëm për Shqipërinë, por edhe një karakter për t’u marrë shembull nga të gjithë.
Me Adem Jasharin në gjoks, Ylber Ramadani feston kualifikimin: Kemi bërë krenarë familjen, të gjithë shqiptarët
Ylber Ramadani u shfaq pas ndeshjes me bluzë që kishte foton e Adem Jasharit, simbolit të shqiptarëve.
Ai ka folur për kualifikimin në Euro 2024, duke thënë se ky grup është shumë i bashkuar, duke e cilësuar si arritje të madhe.
“Në këtë bluzë kam luftëtarin që ka luftuar. Ia dolëm e bëmë të lumtur të gjithë shqiptarët. Ishim nervozë para ndeshjes. Pas ndeshjeve kurrë nuk jam ndier kështu, arritje e madhe.
Sylvinho pas kualifikimit për në Euro 2024: Nder të jem trajner i Shqipërisë
Pas kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2024, Sylvinho foli pas ndeshjes ku theksoi se e ka për nder që është trajner i kuqezinjve.
Ndër të tjera, braziliani shtoi se ka shumë pasion dhe dashuri në punën që bën ai dhe stafi dhe nuk ka të bëjë vetëm taktika.
“Meritë e djemve dhe të gjithë njerëzve që na kanë mbështetur, është nder të jem trajneri i kombëtares së Shqipërisë dhe të ndjej pasionin e njerëzve. Gjithçka është shumë e bukur”.
Broja i bashkohet festës kuqezi: Jemi në Euro 2024
Edhe pse nuk ka mundur të japë kontribut në këto eliminatore për fanellën kuqezi, sulmuesi i Chelseat konsiderohet pikë referimi për Shqipërinë në “Euro 2024”.
Mes lotësh dhe emocionesh, Armand Duka uron të gjithë shqiptarët për kalimin në Euro 2024
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ndërpreu për pak çaste festën me tifozët dhe futbollistët në Moldavi, për të ndarë emocionet pas kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2024.
Në emisionin “Kuqezi” në SuperSport, ai foli mes lotësh dhe falënderoi të gjithë për kontributin e dhënë në këtë rrugëtim.
Notat e lojtarëve, Moldavi 1-1 Shqipëri: Shkëlqejnë Berisha, Bajrami dhe Seferi
Shqipëria ka barazuar me rezultat 1-1 ndaj Moldavisë në udhëtim, duke ‘prerë’ biletën e kualifikimit për në Euro 2024 që do të mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.
Goli i shënuar në minutën e 25-të nga Sokol Cikalleshi nga pika e bardhë e penalltisë, i dha avantazhin kuqezinjve në tokën moldave.
Moldavia arriti që të barazojë shifrat në 1-1 në minutën e 87-të përmes Vladislav Baboglo, megjithatë kjo nuk ishte pengesë që Shqipëria të realizojë ‘ëndrrën’ e kualifikimit për herë të dytë në histori të saj.
Mbyllet ndeshja
Shqipëria merr barazim të madh që ia siguron kualifikimin në Euro 2024.
GOOL’ Vladyslav Baboglo barazon shifrat me një goditje të fuqishme nga afër. Rezultat 1-1.
87′ Shtyllë për moldavët. Sërish Etrtit Berisha gjuan topin në këndore.
73′ Taulant Seferi gjuan bukur, topi godet shtyllën.
66′ Virgiliu Postolachi gjuan me gërshëre, por në duart e Etrit Berishës.
55′ Etrit Berisha bën super pritje pas gjuajtjes së Nicolaescu.
46′ Fillon pjesa e dytë.
Mbyllet pjesa e parë
41′ Nedim Bajrami gjuan nga distanca, portieri moldav mbron me shumë mund.
Tifozët shqiptarë që kanë udhëtuar në Moldavi po i japin zemër ekipit me këngën:’Mora fjalë”.
31′ Tollovi në zonën e Shqipërisë, moldavët kërkojnë penallti, por gjyqtari jep goditje dënimi në sulm.