Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka kanë reaguar sot pas zhvillimeve të fundit në konfliktin e hapur midis Ukrainës dhe Rusisë.
Në një njoftim në Twitter, Rama është shprehur se Shqipëria bashkohet me aleatët saj të NATO-s dhe Bashkimit Evropian në dënimin e ashpër të agresionit të Rusisë.
“Mendimet tona janë me popullin ukrainas”, ka shtuar Rama.
We join our @NATO and #EU allies in the firm condemnation of Russia’s agression. Our thoughts are with the Ukrainian people.
— Edi Rama (@ediramaal) February 24, 2022
Reagim ka pasur edhe nga Ministrja Xhaçka.
“Ne Shqipëria dënojmë fuqishëm sulmin e paprovokuar ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës”, ka thënë Xhaçka në Twitter.
Sipas Ministres, sulmi rrezikon miliona njerëz të pafajshëm, minon themelet e rendit ndërkombëtar dhe shkel Kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. /Telegrafi/
We ?? strongly condemns #Russia’s unprovoked military attack against #Ukraine. It endangers millions of innocent people, undermines the foundations of international order & violates the #UN Charter. #StandWithUkraine
— Olta Xhaçka?? (@xhacka_olta) February 24, 2022