Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë që nuk gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë.
Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mbesin të izoluar, megjithëse kryeministri Ramush Haradinaj kishte thënë se brenda të muajve të udhëheqjes së tij qytetarët do ta gëzojnë liberalizimin e vizave.
Lidhur me liberalizimin e shpejtë të vizave, disa nga qytetarët vazhdojnë të jenë optimist, ndërsa të tjerët nuk mbajnë shpresë se një gjë e tillë do të ndodhë së shpejti.
“Ne si rini e këtij vendi kemi shumë nevojë për liberalizimin e vizave sepse na hapen dyer dhe mundësi më shumë për shkollim dhe punësim. Mirëpo e shoh me dyshim nëse do të liberalizohen vizat apo jo”, tha një studente nga Prishtina.
Ndërsa, një tjetër qytetar tha se nuk pret që liberalizimi i vizave të ndodh në vitin 2018.
“Nuk presim që të liberalizohen vizat. Ka shumë gjëra që duhet të rregullohen që të bëhet kjo”, ka thënë ky qytetar.
Qytetarët theksojnë se edhe rinia e Kosovës, sikur bashkëmoshatarët e tyre në botë kanë nevojë që të vizitojë shtete të ndryshme, por fatkeqësisht vazhdojnë të mos e gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ditë më parë ka thënë se Kosova brenda pak javëve do ta marrë lajmin për liberalizimin e vizave./ Telegrafi/