Telegrafi

Shpërthimi në Kiev ndodhi gjatë një transmetimi televiziv – publikohet momenti i frikësimit të reportereve

Reporterët shpeshherë ballafaqohen me situata të pakëndshme, sidomos kur janë në front të luftës.

Një rast i tillë i ka ndodhur edhe dy reportereve gjatë komentimit të pushtimit rus të shtetit ukrainas.

Shpërthimi i sotëm në Kiev ndodhi gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të kanalit televiziv britanik Sky News, i cili moment u regjistrua edhe prej kamerave.

Lexo po ashtu Ukrainasit sulmojnë depon ruse të armëve në Bakhmut

Gazetarja dhe analistja frikësohen në momentin që ndihet një shpërthim prapa tyre, por që nuk u larguan prej vendit të ngjarjes.

Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se sot është vrarë personi i parë në kryeqytet që nga nata e Vitit të Ri, ndërsa sistemet mbrojtëse ukrainase rrëzuan 15 raketa ruse.

Ndryshe, autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se gjatë ditës së sotme kanë vdekur 11 persona shkaku i sulmeve ruse me raketa dhe dronë. /Telegrafi/