Site icon Telegrafi

Shpërthimi i granatës në veri – EULEX-i dhe KFOR-i shkojnë në vendin e ngjarjes

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e shpërthimit të një granate dore që ndodhi mbrëmë në afërsi të një hoteli në veri të Mitrovicës.

Zëvendësdrejtori i policisë për veri, Veton Elshani, tha se nga shpërthimi janë lënduar dy persona, njëri prej të cilëve me lëndime më të rënda por jashtë rrezikut për jetë.

Elshani tha se granate e dorës ka shpërthye te hoteli ‘Bisevac’ në veri të Mitrovicës. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 7 vetura.

Lexo po ashtu Dy të lënduar nga shpërthimi i granatës së dorës në Mitrovicë të Veriut

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet mbi këtë rast.

Telegrafi ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes,  ku shihet se përveq Policisë së Kosovës janë parë edhe pjesëtar të EULEX-it dhe KFOR-it.

Arsyet se përse ka ndodhur ky shpërthim ende nuk dihen. /Telegrafi/

 

Exit mobile version