Telegrafi

Shpërthime të fuqishme në urën e Krimesë, ndalet qarkullimi

Në rrjetet sociale kanë filluar të shfaqen disa video amatore, që pretendohet se shfaqin shpërthime të fuqishme në rajonin Kerch në Krimenë e aneksuar nga Rusia.

Aty gjendet ura që lidhë gadishullin me Rusinë, kurse autoritetet ruse bëjnë të ditur se kanë ndaluar trafikun në këtë urë, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, autoritetet e vendosura nga rusët pas aneksimit nga Ukraina, kanë njoftuar se në afërsi të urës së Krimesë janë rrëzuar dy dronë.

Lexo po ashtu Rusët për ukrainasit në zonat e pushtuara: Ata që nuk kërkuan pasaportë ruse nuk do të marrin insulinë

Madje pretendojnë se nuk është dëmtuar ura dhe se është ndalur përkohësisht qarkullimi në të.

Kjo nuk është hera e parë që kjo urë është cak i sulmeve ukrainase, të cilët janë zotuar se do ta rikthejnë këtë territor që u aneksuar nga Rusia mbi 10 vite më parë. /Telegrafi/