Site icon Telegrafi

Shpërthime të fuqishme gjatë natës në Kiev ndërsa bisedimet Ukrainë-Rusi pritet të vazhdojnë

Të paktën tri shpërthime të fuqishme u dëgjuan para agimit në Kiev.

Kjo, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, është bërë një taktikë e rregullt e forcave ruse për të nisur sulmet brenda natës në kryeqytetin ukrainas.

Lexo po ashtu "Lufta duhet të përfundojë deri në fillim të majit" - këshilltari presidencial ukrainas jep dy versionet e mundshme se si do të ndodhë një gjë e tillë

Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka përdorur një video-mesazh të ri për t’i kërkuar trupave ruse të dorëzohen, duke u thënë atyre se “kanë një shans të jetojnë” nëse ndalojnë së luftuari.

Ndryshe, negociatorët ukrainas dhe rusë do të takohen sërish të martën përmes videokonferencës për të vazhduar bisedimet për t’i dhënë fund konfliktit.

Bisedimet e së hënës përfunduan pa një marrëveshje, me negociatorët që thanë se po merrnin një “pauzë teknike” dhe planifikonin të rifillonin ato sot.

Lexo po ashtu Agresioni rus: Nuk mbijeton gruaja shtatzënë e fotografuar duke u evakuuar nga spitali i bombarduar i Mariupolit në Ukrainë - vdes edhe foshnja e saj

Sipas një njoftimi të ri të Pentagonit, pothuajse të gjitha ofensivat ushtarake të Rusisë mbeten të bllokuara dhe kanë bërë pak përparim gjatë fundjavës, shkruan Euronews.

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane tha se trupat ruse ishin ende rreth 15 kilometra nga qendra e Kievit.

Lexo po ashtu Musk 'sfidon Putinin me një luftë një me një’ - fituesi merr Ukrainën!

Ndërkohë, ndërsa Ukraina shkon në ditën e njëzetë të agresionit rus në territorin e saj, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka dhënë përditësimin e tij të përditshëm të mëngjesit.

Në këtë drejtim është bërë e ditur se katër helikopterë, një aeroplan dhe një raketë që i përkisnin Rusisë u goditën nga forcat ukrainase.

Veç kësaj, thuhet se njësitë ukrainase kanë arritur të shmangin përpjekjet ruse për të marrë qytetin port jugor të Mariupolit.

Gjithashtu, vlerësohet se gjendja morale dhe psikologjike e trupave ruse “mbetet e ulët”, me ushtarakët rusë që me sa duket refuzojnë të kryejnë detyrat e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version