Site icon Telegrafi

Shpërthime të fuqishme dëgjohen sërish në Kiev

Për të dytën ditë me radhë po dëgjohen shpërthime të fuqishme në Kiev të Ukrainës.

Siç raporton Reuters, akoma nuk dihen shkaqet që çuan në këto shpërthime, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Kancelari austriak tregon se çfarë i tha në sy Putinit: Është i nevojshëm një hetim sikurse në ish-Jugosllavi

Në anën tjetër, gjatës së kaluar janë aktivizuar sirenat që paralajmërojnë sulmet ajrore në tërë territorin e Ukrainës.

Ndryshe javë më parë forcat ruse u tërhoqën nga periferia e Kievit, me qëllim që të koncentrohen më shumë në lindje të vendit.

Por sulmet e dy ditëve të fundit tregojnë se ata nuk janë tërhequr plotësisht nga ky rajon. /Telegrafi/

 

Exit mobile version