Telegrafi

Shpërthime në Sevastopol, sulmohet depoja ruse e naftës së Flotës të Detit të Zi

Shpërthime të reja janë raportuar në qytetin e okupuar ukrainas, Sevastopol.

Shpërthimet raportohet se kanë ndodhur pranë Inkerman, ku gjendet depoja e naftës e Flotës së Detit të Zi.

Lexo po ashtu Sulm raketor në selinë e Flotës së Detit të Zi në Sevastopol të Krimesë, pamjet në internet tregojnë tymin e dendur në qytet

Rusët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të strehohen në objekte të sigurta.

Në rrjetet sociale tashmë janë publikuar imazhe të sulmeve dhe tymit në qiell.

Lexo po ashtu Momenti kur Ukraina godet për pak sekonda së paku tetë ushtarë rusë afër Bakhmutit

Për momentin askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet në qytetin ukrainas, i cili kontrollohet nga pushtuesit rus.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, Ukraina ka konfirmuar se ka kryer një sulm raketor në selinë e flotës ruse në Krime. /Telegrafi/