Një person është arrestuar në Suharekë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.
Hetuesit policorë nga Drejtoria e Krimeve Kibernetike më datë 18 shtator rreth orës 12:30, kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar pasi që i njëjti në rrjete sociale vazhdimisht ka shpërnda materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/