Telegrafi

Shpenzimet e klubeve: Barcelona dhe Real Madrid janë para klubeve të NBA, vetëm edhe Juventusi e Manchester United në Top 10

Sporting Intelligence kanë bërë një studim që tregon se cilat skuadra sportive paguajnë pagat mesatare më të larta në botë.

Ata kaun analizuar 349 skuadra në 18 liga (NBA, IPL, MLB, Premier League, NFL, LaLiga, NHL, Serie A, Bundesliga, Ligue 1, Super League kineze, NPB, MLS, J-League, AFL, Premiership Skoceze, League dhe wNBA).

Studimi është bërë në 13 vende, 8 sporte (futboll, baseball, basketboll, kriket, hokej në akull, futboll australian, futboll amerikan dhe futboll kanadez), duke përfshirë 10,089 lojtarë.

Katër klube të futbollit dhe gjashtë të basketbollit (NBA) janë në top 10.

Barcelona dhe Real Madridi ndajnë dy vendet e para.

Në top 10 janë edhe Juventusi dhe Manchester Unitedi. /Telegrafi/

10. Manchester United jep mesatarisht një pagë 7.586.286 euro në vit

9. Juventusi jep mesatarisht një pagë 7,809,140 euro çdo vit

8. Miami Heat jep mesatarisht një pagë 8,170,911 euro në vit

7.  Houston Rocketsjep mesatarisht një pagë 8,692,690

6. Toronto Raptors jep mesatarisht një pagë 8,796,855 euro në vit

5. Washingtoni jep mesatarisht një pagë 8,862,027 euro në vit

4. Golden State Warriors jep mesatarisht një pagë 9,078,065 euro për çdo lojtar në vit

3. Oklahoma City Thunder i paguan lojtarët e tyre mesatarisht 9,111,861 euro në vit

2. Real Madridi jep mesatarisht një pagë 9,391,452 euro në vit

Real Madrid

1. Barcelona kryeson me 12,136,681 euro në vit për lojtarë

LISTA