Tashmë dihen emrat e 21 nga 24 përzgjedhjeve që do të luajnë në Euro 2024 dhe lajmet tashmë kanë filluar të qarkullojnë për ecurinë e kësaj gare prestigjioze.
Të gjithë gjigantët e futbollit evropian do të marrin pjesë në kampionatin që do të zhvillohet verën e ardhshme në Gjermani.
Tifozët nuk do të kenë nevojë të presin shumë për të zbuluar fatin e skuadrave dhe grupeve, pasi shorti do të hidhet më 2 dhjetor në Hamburg.
The Sun ka simuluar një short ku në grupin 2 janë shortuar Spanja, Shqipëria, Sllovakia dhe Serbia.
Nëse ndodh ky short atëherë pritet një përballje e zjarrtë, por edhe e tensionuar mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Grup interesant është edhe Grupi 4, ku në shortin e simuluar dolën Anglia, Turqia, Skocia dhe Italia.
Grupi 6 mund të quhet grupi i vdekjes me Portugalinë, Austrinë, Holanda dhe fituesi i Play-offit në ligën B.
Më poshtë mund të gjeni shortin e plotë të simuluar
Grupi 1: Gjermani, Danimarkë, Çeki, Play-off A
Grupi 2: Spanjë, Shqipëri, Sllovaki, Serbi
Grupi 3: Francë, Rumani, Slloveni, Play-off C
Grupi 4: Angli, Turqi, Skoci, Itali
Grupi 5: Belgjikë, Hungari, Kroaci, Zvicër
Grupi 6: Portugali, Austri, Holandë, Play-off B
/Telegrafi/