Telegrafi

Mësohen përballjet për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Konferencës

Pas shortit të Ligës së Kampionëve (por që u anulua shkaku i një gabimi) dhe atij të Ligës së Evropës, tani ka përfunduar edhe ai i Ligës së Konferencës.

Skuadrat do të mësojnë kundërshtarët e tyre për fazën e eliminimit direkt në këtë pikë të garës.

Kujtojmë se “Air Albania” është nikoqir i finales që do të zhvillohet më 25 maj të vitit të ardhshëm.

Lorik Cana ishte mysafir special në këtë ngjarje

Telegrafi ua solli në kohë reale përballjet që zhvillohen në Ligën e Konferencës në shortin që u hodh në Nyon të Zvicrës:

Marseille – Qarabag

PSV – Maccabi Tel-Aviv

Fenerbahce – Slavia Prague

Midtjylland – PAOK

Leicester City – Randers

Celtic – Bodo/Glimt

Sparta Prague – Partizan i Beogradit

Rapid Wien – Tottenham ose Vittese. /Telegrafi/