Telegrafi

Kompletohet shorti për fazën ‘play-off’ në Ligën e Evropës – vëmendja te dueli mes Barcelonës dhe Napolit

Pas shortit të Ligës së Kampionëve për fazën e 1/8 së finales, është hedhur edhe ai në Ligën e Evropës.

Skuadrat kanë mësuar kundërshtarët e tyre për duelet e ‘play-offit’ që do të luhen nga mesi i muajit shkurt.

Finalja do të luhet më 18 maj të vitit të ardhshëm në Sevillë.

Telegrafi ua solli në kohë reale shortin e Ligës së Evropës që u hodh në Nyon të Zvicrës:

Sevilla – Dinamo Zagreb

Atalanta – Olympiacos

RB Leipzig – Real Sociedad

Barcelona – Napoli

Zenit – Real Betis

Dortmund – Rangers

Sheriff Tiraspol – Braga

Porto – Lazio. /Telegrafi/