Tashmë është hedhur shorti në FA Cup ku ekipet si Manchester City dhe Liverpool, tashmë kanë mësuar kundërshtarët e tyre të radhës, në kërkim të trofeut.
Në raundin e katërt të FA Cup janë kualifikuar ekipe të mëdha si Liverpool, Tottenham, Manchester City dhe Chelsea, pasi paraprakisht kanë siguruar kualifikimin nga raundi i tretë.
Një ndër ndeshjet më të mira të raundit të tretë ishte padyshim ajo mes Arsenalit dhe Liverpoolit, që përfundoi me fitoren e djemve të Kloppit me rezultat 2-0 në “Emirates”.
Shorti ka vendosur që në këtë raund të besuarit e Pep Guardiolës të udhëtojnë për në Londër, aty ku do të përballen me Tottenhamin që po tregon një fytyrë krejtësisht tjetër këtë sezon nën urdhrat e Ange Postecoglout.
The draw for the #EmiratesFACup fourth round is complete 🤩
— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) January 8, 2024
Ndërkohë, Liverpooli do të përballet me fituesin e duelit Norwich/Bristol City, ndeshje e cila do të luhet javën e ardhshme.
Manchester United në rast fitoreje sot (e hënë) ndaj Wigan Athletic, do të luajë me fituesin e duelit Newport Count/Eastleigh.
Chelsea në anën tjetër do të ketë punë me Aston Villan e Unai Emeryt, ndeshje kjo që pritet të luhet në “Stamford Bridge”.
Të gjitha këto ndeshje pritet që të luhen në vikendin e 27 janarit./Telegrafi/