Site icon Telegrafi

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Evropës, nuk mungojnë përballjet interesante

Sot (e premte), në Nyon të Zvicrës është bërë hedhja e shortit për ndeshjet çerekfinale të Ligës së Evropës ku u mësuan çiftet çerekfinaliste.

Nga ora 13:00 ka filluar hedhja e shortit dhe tashmë janë ekipet i kanë mësuar ekipet kundërshtare.

Milan, Liverpool, Bayer Leverkusen, Marseille, Atalanta, Roma, West Ham dhe Benfica janë tetë ekipet që ishin në short.

Shorti ka caktuar katër ndeshje shumë të mira, por padyshim njëra prej tyre veçohet nga të tjerat.

Lexo po ashtu Shorti i Ligës së Evropës, ekipet mësojnë kundërshtarët e tyre të mundshëm në gjysmëfinale

Milan – Roma del të jetë ndeshja më e fortë e fazës çerekfinale në Ligën e Evropës, mirëpo ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Liverpoolit dhe Atalantës si dhe ajo mes Leverkusenit dhe West Hamit.

Ndeshje më e barabartë dhe jo shumë e fortë në aspektin e intensitetit të lojës është ajo mes Benficës dhe Marseillës, ku të dy ekipet kanë shanset e barabarta për kalim në gjysmëfinale.

Çiftet çerekfinale të Ligës së Evropës 

Milan – Roma

Liverpool – Atalanta

Bayer Leverkusen –  West Ham

SL Benfica – Marseille

/Telegrafi/


Exit mobile version