Milot Rashica është lojtari më i ri i Besiktas, ku sot ka qenë prezent në stadiumin e klubit turk, ku është pritur ngrohtësisht nga tifozët.
Besikas po luan ndaj Nefchi Baku në ndeshjen kthyese të Ligës së Konferencës, ndërsa përballjen e parë e ka fituar me rezultat 3-1.
Para se të fillonte takimi Rashica doli në fushë, duke i përshëndetur tifozët që ishin në stadium, të cilët e pritën ngrohtësisht.
Milot Rashica 🙌
🦅 #Beşiktaş | #TRTSporDijital 🎬 pic.twitter.com/smnrotioAE
— TRT Spor (@trtspor) August 17, 2023
Ai nuk është gati për këtë ndeshje, ndërsa ishte i shoqëruar nga ylli anglez Alex Oxlade-Chamberlain.
Besiktas tashmë e ka regjistruar Rashicën dhe do të jetë gati për ndeshjen e radhe të klubit turk.
Alex Oxlade-Chamberlain & Milot Rashica 🎥pic.twitter.com/XvEpAwgSCU
— L'et Des Sports (@LetDesSports) August 17, 2023
‘Shqiponja’ do të paguajë te Norwich një tarifë totale prej 5.250.000 euro për katër sezone, duke filluar nga sezoni 2023-2024. /Telegrafi/