Telegrafi

Shoqërohet në polici personi i cili dyshohet se e sulmoi gruan rome në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se si rezultat i hetimeve intensive të njësiteve policore, është arritur të identifikohet dhe të shoqërohet në stacion policor, personi i dyshuar mashkull/kosovar, viti i lindjes (2002) i cili ka qenë i përfshirë në rastin e sulmimit të gruas rome në rrugët e Lipjanit.

Në komunikatën e bërë për media nga policia e Kosovës thuhet se, personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës njofton do të vazhdojë me angazhimet e saj policore me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla krijimit të lirisë së lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët pa dallime.

Lexo po ashtu KMDLNj: Gruaja rome u sulmua pa asnjë faj

Gruaja rome është sulmuar dje pasdite nga disa qytetarë, ajo është gjuajtur edhe me gurë. Rreth këtij rasti ka reaguar edhe KMDLN-j. Në reagimin e bërë KMDLN-j ka thuhet se qytetarja rome është sulmuar pa as asnjë arsye dhe pa asnjë faj./Telegrafi/