Telegrafi

Shoqëria civile: Kushtetuesja gaboi, Kuvendi vendos për rritjen e pagave, jo Qeveria (Video)

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në favor të rritjes së pagave për zyrtarët qeveritar ka nxitur reagime të shumta.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile thonë se Kuvendi është institucioni që duhet të vendosë për rritjen e pagave, e jo Qeveria.

Florent Spahiu nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), thotë se nuk është pritur një vendim i tillë nga Gjykata Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese është dashtë ta shpallë atë (vendim), të pabazuar në Kushtetutë dhe të pabazuar në ligj, meqë nuk kemi një ligj i cili rregullon çështjen e pagave për zyrtarët e lartë publik”, është shprehur këshilltari ligjor i KDI-së, në një prononcim për RTV Dukagjinin.

Lexo po ashtu Reagimet për pagat e qeveritarëve: Sindikata e Shërbyesve Civilë kërcënon Qeverinë me grevë

Ndërsa Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, u shpreh se ky vendim i Kushtetueses i ngatërron kompetencat mes institucioneve, përcjell Telegrafi.

Shoqëria civile nuk e priste këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese

Ndërkaq përfaqësuesit e shoqërisë civile reaguan kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Thanë se Kuvendi është institucioni që duhet të vendosë për rritjen e pagave e jo qeveria.

Publiée par RTV Dukagjini sur mardi 12 juin 2018

“Kuvendi i Kosovës është autoriteti kompetent për të miratuar ligjin e buxhetit dhe Kuvendi i Kosovës është autoriteti që vendos për pagat e funksionarëve të lartë. Me këtë vendim Gjykata Kushtetuese këto kompetenca ja merr Kuvendit dhe ja jep Qeverisë, dhe në njëfarë mënyrë këtë aktvendim e bën të dobët për t’u besuar publiku dhe nga qytetarët e Kosovës”, është shprehur Ehat Miftaraj.

Lexo po ashtu Haradinaj shfuqizon vendimin për pezullim e rritjes së pagave

Kurse njohësi i çështjeve buxhetore, Mustafë Kadriaj, ka thënë se ky vendim do ta dëmtojë buxhetin e shtetit.

“Ky vendim dëmton buxhetin e shtetit, por duke marrë krahasimet mes institucioneve qeveritare dhe disa institucioneve tjera varëse ndaj institucioneve qeveritare siç janë Trusti, AKP, Telekomi etj., mendoj se në këtë rast Gjykata Kushtetuese vetëm sa e ka arsyetuar vendimin e Kryeministrit./Telegrafi/