Site icon Telegrafi

Shoqe përtej kufinjve – Rita Ora dhe Bebe Rexha i lënë të gjitha, takohen për një “puthje” në momente relaksuese së bashku (Foto)

Dy superyjet shqiptare të muzikës botërore, Rita Ora dhe Bebe Rexha, njihen për miqësinë e tyre.

Por, kohëve të fundit raportet e tyre janë bërë edhe më të mira se ç’kanë qenë, duke u shndërruar në shoqe më të mira.

Kjo konfirmohet edhe nga dalja e fundit publike e dy këngëtareve, ku Bebe ka postuar një foto në Instagram me mbishkrimin: “shoqe më të mira”.

Më shumë se sa mbishkrimi vëmendjen e tërheqë tendenca e dyshes për t’u puthur, veprim shumë i komentuar nga fansat e dyshes.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rita Ora

Rita Ora dhe Bebe Rexha kanë lidhje natyrisht për shkak të vendeve prej nga vijnë, pasi Rita asnjëherë nuk e ka fshehur faktin se është nga Prishtina, dhe të njëjtën gjë e bëri edhe Bebe duke u shprehur krenare që është një shqiptare nga Dibra.

Raporti i tyre miqësor megjithatë pritet që të reflektohet edhe në muzikë, ku një bashkëpunim mes dy superfemrave të muzikës pop mund të kulmojë me hit që mund të ketë sukses në gjithë botën.

Një bashkëpunim mes dyshes mund të jetë shumë i pritur, kur dihet se Rita më parë ka publikuar duete me femra, siç ishte hiti me Iggy Azalea.

Aktualisht sipas raporteve në tabloidet e huaja, Rita Ora dhe Bebe Rexha nuk kanë të dashur dhe po shijojnë jetën të vetmuara. /Telegrafi/

Exit mobile version