Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, më datë 17 janar 2023 rreth orës 19:50, ёshtё informuar se ka ndodhur njё rast “Grabitje” nё fshatin Raushiq-Pejё.
Policia menjёherё ka dalё nё vendngjarje, aty nga viktima janë informuar se deri sa ishte duke dërguar postё nё njё lokacion, papritmas ёshtё ndaluar nga katёr(4) persona tё maskuar dhe tё armatosur tё njëjtit e kanё nxjerrё me dhunё nga vetura duke i marrur para nё shumё prej katёrmijё e treqind e tetёdhjetё e shtatё euro e shtatёdhjetё e tetё cent (4387.78), para tё postes private dhe gjashtёqind e dyzet e tre (643) euro , para personale.
“Gjatё intervistimit tё viktimёs nga hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime, gjatë një pune hetimore, bazuar në provat e mbledhura, kemi argumentuar se viktima/tani i dyshuari ka inskenuar rastin e grabitjes. Nё deklaratën e dhënë me shkrim, i njëjti ka pranuar veprën, rastin e grabitjes e ka inskenuar për shkak se, me herët i ka harxhuar parat”, thuhet në njoftim.
Nga i dyshuari janё sekuestruar njё mijё e njёqind e dyzet e pesё (1145) euro.
Me urdhёr tё prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё ndalim Policor prej 48-orёsh, pёr veprёn penale “Lajmёrim apo kallёzim i rremë”. /Telegrafi/