Site icon Telegrafi

Shkëmbejnë puthje në buzë në fotosesionin e ri nga pushimet, Kiara i drejtohet Luizit: Ti je ndjenja ime e preferuar

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë duke shijuar pushimet e para si çift.

Yjet e showbizit shqiptar si destinacion të këtyre pushimeve kanë zgjedhur Turqinë.

Ata së fundmi kanë realizuar disa fotografi së bashku, ku në njërën prej tyre shkëmbejnë puthje në buzë.

Foto: Screenshot/Instagram

“Ti je ndenja ime e preferuar”, ka qenë përshkrimi që prezantuesja e njohur ia ka vënë këtij postimi.

Lexo po ashtu Luiz Ejlli dhe Kiara Tito nisin pushimet në Turqi

Ata kanë nisur lidhjen gjatë kohës sa ishin në Big Brother VIP Albania 2, ku edhe u njoftuan.

Ata madje në natën finale të këtij spektakli kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Artisti shkodran vlen të ceket se u shpall fitues i këtij edicioni, i cili fitoi zemrat e të gjithëve me mënyrën se si luajti dhe energjinë positive që ka përcjell. /Telegrafi/

Exit mobile version