Site icon Telegrafi

Shkëlqimi i shqiptareve në Brit Awards: Dua i udhëheq nominimet, Rita do të kujdeset për atmosferën

(Foto: Getty Images)

Dy këngëtaret e famshme shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora, kanë shkëlqyer gjatë parakalimit në tepihun e kuq në Brit Awards, të dyja të veshura me fustane dhe dukeshin mahnitëse.

22-vjeçarja Dua është personazhi kryesor i mbrëmjes, duke qenë se i udhëheq nominimet në edicionin e sivjetmë të çmimeve britanike të muzikës dhe është e nominuar në pesë kategori.

(Foto: Getty Images)

Ajo konkurron për albumin më të mirë britanik, këngëtaren më të mirë britanike, shpërthimi i vitit, kënga më e mirë britanike dhe videoklipi më i mirë.

Lexo po ashtu TË GJITHA LAJMET PËR DUA LIPËN
(Foto: Getty Images)

Kujtojmë që hiti “New Rules” ka arritur suksese të jashtëzakonshme dhe tashmë ka kaluar një miliard shikime në YouTube.

27-vjeçarja Rita është mysafire në këtë eveniment, ku do të kujdeset për atmosferën. Ajo do ta interpretojë duetin me Liam Payne, “For You”, që është bërë një hit botëror.

(Foto: Getty Images)

Gjatë parakalimit në tepihun e kuq, Rita ka marrë vëmendje të madhe dhe është përfshirë në listën e bukurosheve të veshura më mirë.

Lexo po ashtu TË GJITHA LAJMET PËR RITA ORËN
(Foto: Getty Images)

Kujtojmë se më 17 Shkurt, ajo qëndroi në Kosovës duke kryesuar koncertin festiv të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)

 

(Foto: Getty Images)

 

(Foto: Getty Images)

 

(Foto: Getty Images)

 

(Foto: Getty Images)

 

(Foto: Getty Images)
Exit mobile version