Talenti nën pronësi të Arsenalit, Folarin Balogun, duket se ka shumë gjasa të largohet nga klubi këtë verë dhe ofertat për të janë të shumta.
21-vjeçari ka shkëlqyer në huazim te Reims në Francë këtë sezon, duke shënuar 20 gola në 36 ndeshje të Ligue 1.
Ndërsa aksionet e tij janë rritur, Balogun është pas Gabriel Jesus dhe Eddie Nketiah në Arsenal në renditjen e sulmuesve.
Folarin Balogun is the first U21 player to score 20+ league goals in Europe's top five divisions in 2022/23.
The USMNT No.9. 🇺🇸 pic.twitter.com/8XE1SoWfrd
— Squawka (@Squawka) May 21, 2023
Kështu, sulmuesi e ri ka më shumë gjasa të largohet, por kësaj radhe në një transferim të përhershëm dhe jo huazim.
Sipas mediumit The Athletic, Milan dhe Interi po e vlerësojnë atë për një transferim gjatë verës.
Përveç dy klubeve të mëdha italiane, Balogun pëlqehet edhe nga RB Leipzig, Marseille dhe Monaco.
Arsenali dëshiron të mbledhë fonde për të përfunduar marrëveshjet e tyre të mëdha, që do të thotë se Balogun është në shitje.
Sulmuesi i ri, i cili kohët e fundit zgjodhi të përfaqësoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të jetë gati të vazhdojë me futbollin e rregullt. /Telegrafi/