Mesfushori i Chelseat, Billy Gilmour shkëlqeu në fitoren 2-0 të ndaj Liverpoolit dhe FA Cup dhe nuk ka mbetur pa u vërejtur nga Barcelona.
Sipas mediumit The Independent, gjigantët katalunas dërguan vazhdimisht skautët e tyre për të monitoruar përparimin e të riut në vitet e fundit.
I riu skocez u bashkua me Chelsean nga Rangers, ku ai përparoi përmes sistemit të tyre rinor, në verën e vitit 2017 dhe bëri debutimin me ekipin e parë këtë sezon.
Mbrëmjen e së martës në fitoren 2-0 të Bluve ndaj Reds e panë Gilmour duke shfaqur aftësitë e tij teknike, atributet fizike dhe këmbënguljen e tij.
Billy Gilmour Vs Liverpoolpic.twitter.com/TrUULxw58T
— BNS Comps (@BnsComps) March 3, 2020
Thuhet se Barcelona ishte në dijeni që skocezi kishte aftësitë e kërkuara për të shfaqur potencialin e tij në Camp Nou, por nuk bëri një lëvizje për shkak që Chelsea veçse kishte siguruar nënshkrimin e tij.
Gilmour fitoi çmimin “zbulimi i turneut” në Tournament Toulon 2018 dhe ai shihet se ka potencialin për të qenë krijues i madh në nivelin elitar të futbollit. /Telegrafi/