Telegrafi

Shkatërrohet një digë e rëndësishme pranë Khersonit, publikohen pamjet – Zelensky thërret një takim urgjent

Një digë në pjesën e kontrolluar nga Rusia të Ukrainës jugore është dëmtuar nga bombardimet, duke çuar në përmbytje në zonën tashmë të goditur nga konflikti prej disa muajsh.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët ukrainas dhe rusë fajësuan njëri-tjetrin për shkatërrimin e digës Kakhovka në rajonin jugor të Khersonit.

“Kakhovka (diga) u hodh në erë nga forcat pushtuese ruse”, tha komanda Jugore e Forcave të Armatosura të Ukrainës të martën në faqen e saj në Facebook.

Ministria e Brendshme e Ukrainës u bëri thirrje banorëve të 10 fshatrave në bregun e djathtë të lumit Dnipro dhe pjesëve të qytetit të Kherson që të mbledhin “dokumentet thelbësore dhe kafshët shtëpiake, të fikin pajisjet dhe të largohen”.

Lexo po ashtu Rusët pro-ukrainas: Ne vramë një kolonel rus - ai kishte vrarë civilë edhe në Jugosllavi

Oleksandr Prokudin, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale Kherson, tha në një video të postuar në Telegram se “ushtria ruse ka kryer edhe një akt tjetër terrori” dhe paralajmëroi se uji do të arrijë “nivele kritike” brenda pesë orëve.

E agjencitë ruse të lajmeve thanë se diga, e kontrolluar nga forcat ruse, ishte shkatërruar nga granatimet ukrainase, ndërsa një zyrtar i instaluar nga Rusia tha se ishte një “sulm terrorist”.

Ndërkohë është bërë e ditur se Volodymyr Zelenskyy do të mbajë një takim urgjent pas granatimit të digës.

Reagimi i tij vjen pasi diga Nova Kakhova u dëmtua nga sulmi, duke çuar në përmbytje në zonë dhe u bën thirrje njerëzve në disa pjesë të qytetit të largohen nga shtëpitë e tyre.

“Terroristët rusë. Shkatërrimi i digës së hidrocentralit Kakhovka vetëm konfirmon për të gjithë botën se ata duhet të dëbohen nga çdo cep i tokës ukrainase”, tha presidenti ukrainas në një postim në Telegram.

Duke ndarë pamjet e dëmeve, ai shtoi: “Atyre nuk duhet t’u lihet asnjë metër, sepse ata përdorin çdo metër për terror. Është vetëm fitorja e Ukrainës që do të kthejë sigurinë. Dhe kjo fitore do të vijë”.

Ai i siguroi njerëzit se të gjitha shërbimet janë ende duke punuar dhe se është thirrur një mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes. /Telegrafi/