Rita Ora bëri një shfaqje të mrekullueshme teksa mbërriti në shfaqjen e markës “Fendi” gjatë Javës së Modës në Paris të enjten.
Këngëtarja 32 vjeçe, tregoi stilin e saj të patëmetë e veshur me një fustan blu që binte në sy, me zinxhir, me një jakë dhe një detaj të prerë, shkruan DailyMail.
Ajo e ngriti lartësinë e saj me një palë çizme të çuditshme me platformë akua, ndërsa për aksesorë kishte zgjedhur një palë vathë argjendi.
Rita kishte aplikuar një makijazh të bronztë që theksonte tiparet e saj natyrale, ndërsa kishte zgjedhur një buzëkuq të kaltër për të kompletuar pamjen.
Interpretuesja e hitit “Poison” i kishte lënë flokët e saj të ata në valë të lirshme nëpër supet e saj, ndërsa pozonte për disa fotografi.
Më herët gjatë ditës, Rita doli e veshur me një xhaketë lëkure të zezë, pantallona të shkurtra dhe çizme të mëdha.
Ajo e fshehu fytyrën e saj pas një palë syze dielli të mëdha teksa po dilte nga hoteli “Lutetia” në Paris.
Kjo paraqitje e saj vjen një ditë para se Ora të publikojë këngën e saj më të re “Yoyu Only Love Me”.
Kënga në fjalë është një dedikim dashurie për bashkëshortin e saj, Taika Waititi, në klipin e së cilës shqiptarja do të shfaqet e veshur si nuse.
Kjo këngë do t’i paraprijë albumit të tretë në karrierën e Ritës, i cili do të publikohet gjithashtu këtë vit. /Telegrafi/