Telegrafi

Shirat e rrëmbyeshëm dhe temperaturat nën zero e bënë kryeqytetin ukrainas të “pakalueshëm”, veturat rrëshqisnin – qytetarët mezi qëndronin në këmbë

Shirat e rrëmbyeshëm dhe temperaturat nën zero, ka bërë që kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, të mbulohet në akull, shkruan euronews.

Pamjet e kamerave të sigurisë, ditëve të fundit kanë shfaqur pamjet se si veturat rrëshqasin në rrugët e akullta, derisa këmbësorët mezi arrinin të qëndronin në këmbë, transmeton Telegrafi.

Shirat e rrëmbyeshëm që kanë rënë për disa ditë dhe temperaturat e ulëta, e kanë bërë këtë vend pothuajse të papërshtatshëm për veturat dhe qytetarët që po lëvizin rrugëve të kryeqytetit.

E si rezultat i motit ekstrem më shumë se 170 qyteza në tre rajone kanë mbetur pa energji elektrike. /Telegrafi/