Telegrafi

Shikoni reagimin e Gavit pasi Benzema fitoi ‘Topin e Artë’, siç duket nuk i ka kaluar inati nga ‘El Clasico’ e fundit

Karim Benzema e fitoi ‘Topin e Artë’, një çmim që i jepet çdo vit futbollistit më të mirë në botë nga revista sportive me famë botërore “France Football”.

Benzema ishte favoriti më i madh për të fituar këtë çmim dhe futbollisti i Barcelonës, Gavi, i cili u përlesh me Benzemën në El Clasico e fundit, nuk ishte shumë entuziast pasi u njoftua se francezi ishte fituesi.

Kamerat e kanë kapur momentin që ndodhi në ceremoninë e Topit të Artë në Paris.

 

Gavi fitoi çmimin Kopa për futbollistin e ri më të mirë në botë.

Në atë garë ishin edhe francezi Eduardo Camavinga nga Real Madridi i cili fitoi vendin e dytë dhe lojtari i Bayern Munich, Jamal Musiala që zuri vendin e tretë.

Vitin e kaluar këtë çmim e fitoi mesfushori i tij Pedri. /Telegrafi/